Historia vazhdon, Daniel Maldini tregon emocionet e para pas debutimit

schedule13:51 - 3 Shkurt, 2020

schedule 13:51 - 3 Shkurt, 2020

Sulmuesi i Milanit, Daniel Maldini, arriti të debutonte ditën e djeshme në Seria A, duke u bërë kështu Maldini i tretë që vesh fanellën e Milanit. 17-vjeçari hyri në fushë në minutat shtesë në sfidën kundër Hellas Veronën, e cila përfundoi në barazim 1-1.

“Është një ëndërr e bërë realitet, vetëm rezultati nuk ishte ai i duhuri. Debutimi ishte një nga objektivat e mi dhe tani shpresoj të luaj më shumë. Ishte një moment emocional, por babai im ishte i sigurt që çdo gjë do të shkonte mirë,” tregoi pas ndeshjes Daniel Maldini.

Ish-kapiteni dhe tashmë drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini, ishte në tribunë ditën e djeshme. “Nuk ishte e planifikuar, madje ai as nuk do të ishte grumbulluar., Kjo pasi nuk ishte stërvitur ditët e fundit. Nuk u emocionova, pasi isha i përqendruar tek takimi. Kur e mendoj tani, jam shumë i lumtur për të dhe familjen time si dhe i falënderoj tifozët për pritjen e ngrohtë që i bën djalit tim,” tregon ish-mbrojtësi italian. /abcnews.al