Takimi mes Tiranës dhe Teutës, që po luhet në “Air Albania Stadium”, është në barazim 1-1. Ishte Lorenco Vila në minutën e 13-të që i dha avantazhin Teutës, ndërsa Ngoo, barazoi për Tiranën në minutën e 27-të.
Goli i Tiranës erdhi si “dhuratë” nga portieri Frashëri, i cili bëri një gafë trashanike. Portieri i ekipit durrsak i dha topin në mënyrë të pakuptueshme Cale, i cili pasoi te Ngoo. Sulmuesi anglez me portën e boshatisur, e përplasi topin në shtyllë, por për fatin e tij të mirë, topi iu rikthye dhe në tentativën e dytë, shënoi./abcnews.al
Superiore
Tirana – Teuta 1-1
Ngoo 26′ / L. Vila 13′