Devolli-Turbina ka qenë një ndeshje e mbushur me tension. Vendasit fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 në fund, ndërkohë që arbitri i ndeshjes, Mikele Dyrmishi ka treguar dy herë kartonin kuq: të parin që në minutën e gjashtë ndaj sulmuesit Jurgen Peqini dhe të dytin në shtesë ndaj portierit Mali.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe video të tensionit, në fushë dhe në tribunën VIP, ku nuk mungojnë shtyrjet. Portieri i miqve gjithashtu proteston për ofendimet e tifozëve në tribunën pas porte.
Klubi i Turbinës, pas gjithë asaj që ka ndodhur, është i vendosur për ta vijuar këtë çështje dhe njofton se do të bëjë gati dosjen dhe do ta dorëzojë në FSHF. Cërrikasit kërkojnë tre pikët në tavolinë, me arsyetimin se klubi i Devollit ka dështuar në organizimin e ndeshjes. /abcnews.al