Vendi ynë ditën e sotme do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të mbizotërojnë deri në orët e pasdites.
Sipas Meteoalb pritet që orët e mbrëmjes të shtojnë vranësirat në zonat Veriore dhe Perëndimore të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga 1°C në 17°C.
Era do të fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi i ulet.