Tifozi i diagnostikuar me kancer, Andre Gomes bën gjestin e madh

schedule09:02 - 3 Shkurt, 2020

schedule 09:02 - 3 Shkurt, 2020

Mesfushori i Everton, Andre Gomes, është një ndër futbollistët më të dashur, sidomos nga tifozët blu të Liverpulit, të cilët e kanë idhull. Jo vetëm për atë që mesfushori jep në fushën e lojës, por dhe jashtë saj. Sot, futbollisti portugez i ka bërë ëndrrën realitet një vogëlushi të vogël me emrin Ashley, i cili është diagnostikuar me kancer dhe është tifoz i zjarrtë i Evertonit.

“Sot kisha mundësinë të surprizoja Ashleyn, një tifoz i madh i Evertonit, i cili për fat të keq është diagnostikuar me kancer në pankreas. Ashley, ti je inspirimi im dhe nuk do ta harroj kurrë këtë gjë. Urimet më të mira për ty dhe falëminderit Ashley, që ke treguar forcë, kurajo dhe pasion”, shkroi Andre Gomes./abcnews.al

 

Postimi i Andre Gomes

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!