Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, nuk ishte aspak i lumtur me faktin që u zëvendësua në takimin e sotëm kundër Montpellier. Mbappe u largua nga fusha edhe në takimin e mëparshëm kundër Nantes dhe trajneri Tuchel ka shpjeguar gjithçka në lidhje me këtë “përplasje” me talentin francez, i cili ende nuk ka rinovuar me kampionët e Ligue 1.
“Kylian nuk do që të zëvendësohet, kjo është e qartë. Nuk donte të zëvendësohej kundër Nantes, nuk donte as sot. Por ndeshja ishte 5-0 në favorin tonë dhe mendova se duhet të pushojë. Çdo gjë është lënë pas.
Choupo-Moting meriton të luajë, ai është një lojtar që më është përgjigjur gjithmonë. Mbappe e kupton këtë gjë dhe e ka mirëkuptuar”, tha mes të tjerash Tuchel./abcnews.al