Çmenduri në Francë! Takimi mes Nimes dhe Monaco, që është aktualisht në shifrat 1-1, ka parë dy kartonë të kuq të shpejtë, të dy për Monacon. Fillimisht, ishte mesfushori Bakayoko që u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.
Ky vendim i arbitrit kryesor, nuk është pritur aspak mirë nga futbollistët e tjerë të Monacos, që shpërthyen në protestë. Por, Gelson Martins e teproi, me portugezin që shtyu me duar arbitrin. Dhe pa asnjë surprizë, Monaco mori dhe kartonin e dytë të kuq në vetëm 3 minuta./abcnews.al