Fundjavë negative për Vedat Muriqin dhe Gentian Selmanin. Bomberi dardan e nisi si titullar sfidën jashtë fushe kundër Trabzonspor, teksa Fenerbahce kaloi shumë shpejt në avantazh. Max Kruses iu deshën 46 sekonda për të kaluar miqtë në avantazh.
Gjithsesi, Trabzonspor përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë dhe fitoi gjithë takimin 2-1. Kjo humbje e mban Fenerbahcen në vend të katërt të Superligës turke me 37 pikë, katër më pak se kryesuesit e Sivasspor (luan nesër).
Moment jo për Menemensporin e Selmanit (portieri i kombëtares u aktivizua titullar si gjithmonë). Ekipi ku u transferua edhe David Domgjoni, humbi në shtëpi 0-1 përballë Karagumruk. Humbja e katërt radhazi për ekipin e ish-lojtarëve të Laçit dhe kalimi në elitë vështirësohet edhe më shumë.
Humbje pësoi edhe Sabien Lilaj në Izrael. Mesfushori korçar i Nes Tziona luajti të plotë takimin kundër Hapoel Hadera, me këta të fundit që fituan falë një goli të shënuar 10 minuta përpara fundit të ndeshjes. /abcnews.al