Neymar dhe Mbappe janë një kategori më lart se të gjithë. Dy sulmuesit e PSG-së ishin dhe sot protagonistë në fitoren 5-0 kundër Montpellierit, me driblime, gola dhe asiste.
Ishte Sarabia që kaloi në avantazh kampionët e Francës, ndërsa Di Maria dyfishoi. Në fundin e pjesës së parë, Congre shënon autogol, për t’i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat 3-0.
Në të dytën, Neymar dhe Mbappe kombinuan me njëri-tjetrin, për të shënuar golin e katërt. Rrjeta e sulmuesit francez ishte fantastike. Për të vulosur rezultatin final në 5-0, mendoi mbrojtësi Kurzawa, i cili shënoi në të 65-ën. Montpellier e mbylli këtë sfidë me 9 lojtarë në fushën e lojës, pas dy kartonëve të kuq./abcnews.al

