“Ka zjarrin e tij dhe urren të humbë”, Solskjaer ka tani një tjetër Scholes

schedule09:31 - 1 Shkurt, 2020

schedule 09:31 - 1 Shkurt, 2020

Manchester United ka gjetur një tjetër Paul Scholes. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer sheh të njëjtin tip futbollisti te Bruno Fernandes, mesfushori i blerë nga “Djajtë e kuq” te Sporting Lisbone. Krahasimet nisën menjëherë pasi 25-vjeçari u prezantua me fanellën  me numrin 18.

Solskjaer e përforcoi më shumë gjithçka, teksa në konferencë për shtyp analizoi lojtarin dhe vuri në dukje shumë gjëra të përbashkëta që Fernandes ka me legjendën e Manchester United, i cili e ka mbyllur me futbollin e luajtur prej disa vitesh.

“Bruno mund të bëjë gjithçka si futbollit. Është një futbollist shumë i mirë dhe mund të luajë me tre në mesfushë, mund të luajë si fantazist, mund të luajë në një mesfushë romb. Do t’i japim kohë për të gjetur pozicionin e tij më të mirë.

Fernandes është një shënues i mirë dhe një mesfushor që jep asiste të shumta, pak a shumë si Paul Scholes. Ka një teknikë fantastike, pason shumë mirë, pra i njëjti tip lojtari si Scholes. Ka të njëjtin zjarr përbrenda, urren të humbasë dhe mban të njëjtin numër në fanellë”, shprehet Solskjaer. /abcnews.al

 

Solskjaer dhe Fernandes gjatë firmosjes së kontratës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!