“Ishte ëndrra ime që në fillim”, Florian Kamberi zyrtarisht i Rangers

schedule23:37 - 31 Janar, 2020

schedule 23:37 - 31 Janar, 2020

Florian Kamberi zyrtarisht është pjesë e Rangers. Një shqiptar iku, Eros Grezda, një tjetër firmos. Sulmuesi do të zëvendësojë te gjiganti skocez sulmuesin e dëmtuar, Jermain Defo, autor të 13 golave këtë sezon.

Kamberi ishte pjesë e Hibernian, që ka lejuar sulmuesin të kalojë tek Rangers në huazim deri në fund të sezonit. Futbollisti 24-vjeçar ka shënuar vetëm tre gola në 20 ndeshje në kampionat, çka ka sjellë edhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Ka shumë mosbesim rreth Kamberit, i cili edhe ka thënë fjalët e para pas firmës me Rangers. “Jam shumë i gëzuar. Që kur kam ardhur në Skoci ka qenë një ëndërr për mua të transferohen te Rangers. Kjo gjë ndodhi sot dhe jam një njeri shumë, shumë i lumtur”, deklaron sulmuesi. /abcnews.al