Zërat e depresionit dhe largimit nga Milani, Paqueta sqaron gjithçka

schedule22:22 - 31 Janar, 2020

schedule 22:22 - 31 Janar, 2020

Lucas Paqueta nuk po kalon një moment të mirë dhe gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar lajme të ndryshme rreth tij. Në fillim u përfol për një rënie në depresion të mesfushorit brazilian, teksa u diskutua edhe largimi i tij nga kuqezinjtë.

22-vjeçari ofensiv ka sqaruar gjithçka me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku hedh poshtë çdo lajm dhe thekson se është gati të japë kontributin e tij për skuadrën e Stefano Piolit.

Dua t’iu falënderoj të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar ditët e fundit dhe dua të sqaroj situatën që po kaloj. Nuk ka pasur asnjë depresion, asnjë dhimbje në gjoks, mungesë miqsh apo deshirë për t’u rikthyer në Brazil. Unë ndihem për mrekulli, do vazhdoj të jap më të mirën time, të punoj me seriozitet dhe të ndihmoj Milanin. Faleminderit të gjithëve“, thekson Paqueta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!