Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U gjet në kanal, vdekja e mistershme e biznesmenit të kromit në Bulqizë

schedule21:37 - 31 Janar, 2020

schedule 21:37 - 31 Janar, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Bulqizë, ku një biznesmen kromi është gjetur i plagosur në kanal, por më pas ndërroi jetë.

Burimet paraprake bëjnë me dije se biznesmeni i kromit Murat Duriçi 53-vjeç është gjetur në një kanal nga kalimtarë të rastit mes qytetit të ri dhe të vjetrit. Paraprakisht dyshohet se Duriçi është përplasur nga një furgon, por ende ngjarja është e mbuluar nga misteri.

Duriçi në momentin që është gjetur nga kalimtarët ka qenë me shenja jete, por rrugës për në spital në Tiranë ka ndërruar jetë.  53-vjeçari Duriçi ishte një biznesmen i fuqishëm në Bulqizë, dhe lëvizte rrallë në këmbë.

Pasi lajmi u publikua në media, policia doli në deklaratë duke thënë se bëhet fjalë për një aksident rrugor.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 21.00, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip ‘ford’, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!