LA Lakers zhvillon sonte ndeshjen e parë pas vdekjes së Kobe Bryant. 41-vjeçari ishte një idhull i tifozëve të skuadrës së famshme të basketbollit nga Los Angeles, aty ku fitoi gjithçka dhe dhuroi emocione të paharrueshme kur luante në parket.
Homazhet për të nuk do të mungojnë në sfidën shtëpiake kundër Portland Trail Blazers, teksa drejtuesit e klubit kanë kryer një gjest shumë të bukur. Çdo tifoz në “Staples Center” do të marrë si dhuratë nga një uniformë të Bryant.
Të gjithë do e veshin dhe një dekor i bukur pritet të krijohet nga tifozët, aty do të mbizotërojnë numrat 8 dhe 24 të legjendës Kobe Bryant. /abcnews.al