Fakti që nuk ia doli të fitonte “Topin e Artë” në vitin e kaluar, trofe që shkoi për rivalin Leo Messi, e kanë acaruar Cristiano Ronaldon. Ylli i Juventusit e ka nisur shkëlqyeshëm vitin 2020 dhe po kalon një formë fantastike.
34-vjeçari ka shënuar 7 gola në katër ndeshjet e këtij muajit në Seria A dhe është zgjedhur nga Liga italiane si futbollisti më i mirë i muajit janar. CR7 numëron 17 gola të shënuar në kampionat këtë sezon, teksa ia ka dalë të realizojë në tetë ndeshjet e fundit në Serie A.
Fitimi i Champions League është objektivi i madh i bardhezinjve dhe me një Ronaldo në formë të tillë, i cili nuk ka ndërmend të ndalet, shanset e kampionëve të Italisë rriten, pavarësisht rivalitetit shumë të madh. /abcnews.al