Dy aktorët Drilon Hoxha dhe Rezart Veleshnja prej ditës së djeshme kanë nisur një përplasje me komente mes tyre. Zanafilla e konfliktit ishte një deklaratë që Rezarti bëri duke thënë se ai do të largohet nëse Drilon Hoxha është i pranishëm në panelin që po diskutonte kinematografinë në vend. Ai tha se përmendja e Hoxhës e ul nivelin e bisedës.
U desh të prisnim vetëm pak për të kuptuar se çfarë mendonte Drilon Hoxha për deklaratën që kolegu i tij kishte bërë për të.
Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan se: “Ndërkohë që po jepja intervistë për punën time, në dorën që kisha në xhep më erdhi një video nga një aktor “I madh””, tha ai duke ju referuar një videoje që i kishte dërguar Veleshnja ku e pyeste pse nuk ishte dhe ai në posterin e “Dashuria s’mjafton”.
https://www.instagram.com/p/B79Ti0ylCWJ/?utm_source=ig_web_copy_link
“Pse s’më ke nxjerrë te posteri fare ti mua? Ik o Drilon, ik. Se e kam fajin unë, je në rregull ti,” i thotë Rezarti Hoxhës.
Drilon Hoxha përmes kësaj video aktori i ka rikujtuar edhe njëherë që Rezarti ka qenë pjesë e njërit prej filmave të krijuar nga ai.Coronavirus, dy rastet e para të konstatuara në Itali: ata janë turistë kinezë të shtruar në Spallanzani | Conte: “Trafiku ajror nga dhe në Kinë mbyllur”./abcnews.al