Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sëbashku me disa ish-deputetë të tjerë dhe drejtues të PD-së takuan sot ambasadorë të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri duke konsumuar një mëngjes pune.
Gjatë takimit u diskutuan temat mbi aktualitetin politik në vend, siç janë Reforma Territoriale, Reformja në Drejtësi si edhe dekriminalizimi nisur edhe nga rastet e fundit të inkriminimit të disa kryebashkiakëve të majtë.
Nga fotot duket se Basha ka zgjeruar rrethin e ish-deputetëve që merr me vete ku spikat Grida Duma, ndërsa në krah të majtë ka Jorida Tabakun. Të pranishëm ishin gjithashtu Gazmend Bardhi, Aldo Bumçi, Genc Pollo, etj. /abcnews.al