Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur mbledhjen për emërimet e reja në SPAK dhe për magjistratët e rinj.
Gjatë fjalës së mbajtur kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi tha se rendit të ditës i është shtuar një çështje tjetër siç ishte kërkesa drejtuar KLP nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani.
Kërkesa e Metanit u votua nga të gjithë anëtarët e KLP për tu futur dhe për ty shqyrtuar në rendin e ditës së sotme.
Siç tha dhe në fjalën e tij Gent Ibrahimi sqaroi se kërkesa e Metanit ka të bëjë me nevojën emergjente që ka vetë kreu i ILD për të patur pranë vetes një prokuror.
“Dje ka ardhur në zyrat e këshillit një shkresë nga Inspektori i lartë i Drejtësisë Artur Metani. Kërkesa e Metanit ka të bëjë me nevojën që ndjen institucioni i ri për burime njerëzore.
Më konkretisht zoti Metani ka kërkuar komandimin e një prokurori pranë kabinetit të tij për një periudhë 5 vjeçare.
Ne si këshill përpiqemi të jemi dorështrënguar për arsyen e rënies së burimeve njerëzore brenda sistemit, për shkak të faktorëve të ndryshëm si vettingu, dorëheqja, arritja e moshës së pensionit dhe në këto kushte edhe zoti metani me sa duket ka zhvilluar ndjeshmërinë e këtij problemi që ne kemi.
Na kërkon shumë pak për momentin, druaj se do të kërkojë më shumë, por Metani do të na e shpjegojë më mirë vetë kur të marrë fjalën pas pak. Me sa kuptoj unë kërkohet ndihmë emergjente personale”, tha Ibrahimi./abcnews.al