Milani duket se nuk do të dorëzohet për firmën e mbrojtësit anglez, Antonee Robinson. Mbrojtësi i majtë i Wigan është dëshirë e trajnerit Pioli, i cili e sheh si lojtarin ideal për të luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes.
Kjo pasi i jep mundësinë dhe Theo Hernandezit të luajë më përpara, me francezin që po tregon një formë të shkëlqyer në fazën sulmuese për Milanin. Drejtuesit kuqezi janë gati t’ia plotësojnë këtë dëshirë Piolit dhe kanë përmirësuar ofertën e tyre për Robinson.
Fillimisht, Milani ofroi huazim me opsion blerje për 8 milion euro, ndërsa tani, kanë shtuar dhe 2 milion të tjera, duke e çuar ofertën në 10 milion. Wigan kërkonte 12 milion euro fillimisht, por oferta prej 10 milionësh pritet të pranohet sot./abcnews.al