Starova: Me keqardhje e them, por Luftëtari ka rënë nga Kategoria…

schedule23:18 - 30 Janar, 2020

schedule 23:18 - 30 Janar, 2020

Starova vazhdon analizën e tij në Pressing. Ende te Partizani, Bobi foli për transfertën e “Demave” kundër Luftëtarit, grupin që ka gjetur Sormani dhe ndryshimet mes trajnerëve të huaj dhe atyre shqiptarë.

LUFTËTARI – “Te Luftëtari rezultojnë 8 afrime dhe është Rapo dhe Fili për t’u zëvendësuar. Është ekip i ri, do të ketë vështirësinë e vet Partizani në këtë transfertë. Skuadra e Luftëtarit është e re, do të ketë problemet e veta. Në asnjë nga këto ndeshje nuk mund të parashikosh gjithccka, janë të treja rezultatet. Luftëtari ka rënë nga Kategoria, me keqardhje e them, me opinionin tim”.

SORMANI – “Absolutisht jo. Nuk ka gjetur një grup të rënduar psikologjikisht. Sa erdhi, tha jam i kënaqur me ekipin. Sot përmendi shpirti, karakteri, por në dy javë ka mbrojtur skuadrën si profesionist i vërtetë. Nuk është problemi te harmonia, pasi skuadra po shkon shumë mirë. Erdhi Sormani, e kanë pritur shumë mirë.Ka pasur shumë mungesa, dënime, mungesë fati. Këto janë faktorët”.

TRAJNERËT – “Kur një trajner merr një skuadër, pranon objektivin e klubit, që te Partizani është me dal kampion. Trajnerët janë profesionistë, ato që vijnë nga jashtë marrin shumë përgjegjësi. Dihen rrogat e atyre që vijnë nga jashtë, 2-3 fishi i rrogave që marrin shqiptarët. Kostot janë minimalisht tre herë më të mëdha se trajnerët shqiptarë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!