Dy rastet e para të të infektuarve me koronavirus janë konfirmuar në Romë, në Itali
Mediat italiane bëjnë me dije se ata janë turistë kinezë të cilët ndodheshin në një nga hotelet e Romës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri italian Giuseppe Conte gjatë një konference për shtyp në Palazzo Chigi.
Conte ndër të tjera ka deklaruar se janë marrë masat e nevojshme në lidhje me dy shtetasit kinezë, të cilët janë shtruar në një spital në Romë./abcnews.al