Sekretari Ligjor i PD, Çlirim Gjata theksoi në studion e Abc News se kalimi i dosjes nga Prokuroria e Dibrës për në SPAK dhe më pas nga kjo e fundit sërish në Dibër bëhet me qëllimin e vetëm për të mos hetuar kokat e mëdhaja që u përfshinë në blerjne dhe vjedhjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Peshkopi.
Gjata tha se me dosjen 184 u vërtetua mekanizmi i vjedhjes së blerjes së votës, i cili funksiononte në mënyrë perfekte për maxhorancën.
“Në Dibër u pa të funksiononte një mekanizëm përfekt i blerjes dhe vjedhjes së votave. Ndërtuan një mekanizëm ekspertimental që u aplikua në masë në zgjedhjet e vitit 2017. Siç u vërtetua në Durrës me bandën e Avdylajve që dolën në përgjimet që përfshihen në këtë dosje.
Kemi grup të strukturuar kriminal, madje edhe politik me kryeminsitrin në krye. Bëhet fjalë për një grup mafioz që me ndihmën e krimit arrin të blejë votat dhe të mbajë pushtetin“, tha Gjata duke theksuar se pikërisht në këto kushte, dosja 184 duhej të hetohej nga SPAK.
“Ky nivel e ka lidhur korrupsionin e votës me korrupsionin politik deri në ministra dhe kryeminsitrin. Që kur ka filluar Reforma në Drejtësi u pa e gjitha se çfarë do të bëhej. Unë e shihja me skepticizëm pasi këta nuk do ndërtonin një prokurori të pavarur. Po dalin shenjat e para të kapjes së SPAK.
Do merrenm me detaje për të hedhur poshtë të gIthë Reformën në Drejtësi. Argumenti i tyre për dërgimin e dosjes nag SPAK në Dibër është se sipas tyre nuk është regjistruar me subjekt politik dhe rrjedhimisht nuk i përket kësaj prokurorie“, vijoi Gjata duke theksuar se mos hetimi i kësaj dosjeje do të na pengojë integrimin në BE.
“Një ndër kushtet e Bundestagut është pikërisht hetimi i personave që u morën me shitblerjen e votës. Por kjo nuk do të ndodhë pa u ndryshuar vullneti politik. Nëse nuk ndryshon vullneti politik, këtu jo SPAK-u por edhe prokuroria e Neë Yorkut të vijë nuk ka se çfarë të bëjë“, tha ai ndërkohë që shtoi se maxhoranca i ka kapur të gjitha institucionet si KLP apo SPAK. /abcnews.al