Valon Berisha do të provojë të luajë në Bundesliga. Klubi i Lazio ka pranuar propozimin e Fortuna Dusseldorf dhe e ka dhënë mesfushorin në huazim deri në fund të sezonit. Klubi gjerman do të ketë mundësinë ta blejë, nisur nga paraqitjet e lojtarit dhe qëndrimi në Bundesliga, pasi renditen në vendin e fundit pas 19 javëve të para të kampionatit.
Mesfushori, pas ka nënshkruar, ka deklaruar për faqen zyrtare të klubit: ” Do bëj gjithçka, nga dita ime e parë këtu, për të ndihmuar ekipin të realizojë objektivin madhor: qëndrimin në mes klubeve të më të mira.
Në bisedën time me Lutz Pfannenstiel, si dhe me drejtorin sportiv të Lazio, Igli Taren, i cili ka luajtur më parë këtu, krijova një ndjenjë jashtëzakonisht të mirë për këtë klub dhe pas kësaj doja të vishja këtë fanellë”.
Lutz Pfannenstiel, anëtar i bordit, i cili më parë ka luajtur për Vllazninë në Superiore, u shpreh: “Jemi shumë të lumtur që kemi marrë Valon Berishën. Me mënyrën e tij të të luajturit, ai do na japë atë kreativitetin që na ka munguar në ndeshjet e para të këtij sezoni. Gjithashtu shpresojmë që me të të na vijnë edhe gola nga mesfusha. Jam i sigurt që atij nuk i duhet shumë kohë për t’u përshtatur dhe do të na ndihmojë ne shumë shpejt”. /abcnews.al
Hier geht´s zur Meldung ?
? https://t.co/owG0pHLkpL#f95 | ?⚪️ | #Berisha pic.twitter.com/M77pN5BYRE
— Fortuna Düsseldorf (@f95) January 30, 2020