Borrell në Kosovë dhe Serbi, në fokus rinisja e dialogut

schedule20:15 - 29 Janar, 2020

schedule 20:15 - 29 Janar, 2020

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, një ditë para nisjes së vizitës së tij në Kosovë dhe në Serbi është shprehur se Ballkani Perëndimor është prioritet i tij sa të jetë në këtë pozitë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka theksuar se rifillimi i negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë në krye të agjendës së tij sa do të qëndrojë në dy kryeqytetet.

“Po angazhohem fort që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të rinisë dhe për këtë do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë si të paratë vende në rajon gjatë kësaj jave”, ka shkruar Borrell në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!