E bujshme, Everton refuzon ofertën prej 100 milion eurosh për brazilianin

schedule18:48 - 29 Janar, 2020

schedule 18:48 - 29 Janar, 2020

Sulmuesi brazilian i Evertonit, Richarlison, është një ndër lojtarët më të mirë në Premier League, me blutë nga Liverpool që paguan plot 40 milion euro për shërbimet e tij kur e transferuan dy vite më parë nga ekipi i Ëatford. 23 vjeçari ka qenë i shkëlqyer edhe nën urdhrat e Ancelottit dhe statistikat e tij në Premier League, janë fantastike.

Richarlison ka luajtur 65 ndeshje për Evertonin, ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar 6 herë. Siç raporton Sky Sport, Barcelona ka bërë një ofertë prej 100 milion eurosh për shërbimet e tij, por Everton e ka refuzuar këtë ofertë, që është padiskutim më e bujshmja deri më tani në këtë merkato janari.

Katalanasit kanë humbur shërbimet e Luis Suarez për shkak dëmtimi dhe Richarlison shihej si zëvendësuesi ideal i bomberit uruguaian, por Everton e ka bllokuar totalisht këtë transferim, duke u ndikuar dhe nga dëshira e Ancelottit për ta mbajtur 23 vjeçarin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!