SHBA, aksidentohet treni i republikanëve, vdes drejtuesi i një mjeti

schedule21:51 - 31 Janar, 2018

schedule 21:51 - 31 Janar, 2018

Një tren në të cilin udhëtonin ligjvënësit republikanë të Shteteve të Bashkuara është përplasur me një kamionin rrugës për në Virxhinia, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit. Kryetari i Dhomës së Senatit Paul Ryan, i cili ndodhej në bord, deklaroi se asnjë prej politikanëve nuk mbeti i plagosur. Ndërsa senatori i Arizonës, Jeff Flake konfirmoi për CNN vdekjen e shoferit të kamionit. Anëtarët e Kongresit po udhëtonin për mbledhjen vjetore në Grinbrier, në Virxhinian Perëndimore, kur papritur treni u përplas në orën 11 e 20 të së mërkurës, me orën lokale; rreth 17:20 me orën tonë. Ndërsa disa pasagjerë të trenit u spostuan nga sediljet e tyre si pasojë e impaktit, i verifikuar rreth 180 kilometra në jug-perëndim të Uashingtonit. Një zyrtar lokal bëri me dije se agjencitë ligjzbatuese kanë nisur një hetim mbi ngjarjen, duke inspektuar mjetet e udhëtimit. Mbi episodin është informuar edhe presidenti Donald Trump, i cili sipas zëdhënëses së tij po e ndjek me vëmendje situatën dhe po informohet rregullisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!