Një shqiptar largohet nga Lazio. Aventura e Valon Berishës me bardhekaltrit ka marrë fund dhe 26-vjeçari do të vijojë karrierën në Gjermani. Vetëm tetë ndeshje ka luajtur këtë sezon lojtari i Kosovës me ekipin italian, në një total prej 279 minutash.
Mediat italine raportojnë se Lazio ka arritur akordin me Fortuna Dusseldorf, ekip që renditet në vend të fundit në Bundesligë. Berisha është huazuar tek ekipi gjerman, që ka të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit në fund të sezonit.
Lojtari i lindur në Suedi do të kryejë në orët e ardhshme vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën me Fortuna Dusseldorf, aty ku do të ketë detyrën e shënimit të golave për të ndihmuar ekipin në objektivin mbijetesë. /abcnews.al