Marrëveshje personale me Emre Can, zbulohet klubi i ri i mesfushorit

schedule08:10 - 29 Janar, 2020

schedule 08:10 - 29 Janar, 2020

“Bild” raporton se mesfushori 26 vjeçar i Juventusit, Emre Can, ka arritur një marrëveshje personale me Borussia Dortmund, marrëveshje që e sheh gjermanin të transferohet në Bundesliga për katër vitet e ardhshme.

Gjithçka çfarë ka mbetur për t’u finalizuar, është një marrëveshje financiare me Juventusin, me “Zonjën” që dëshiron para në dorë, ndërsa Dortmund synon huazim me të opsion blerje.

Marrëveshja pritet të konkretizohet sapo sulmuesi Paco Alcacer të largohet nga Dortmundi te Valencia, pasi drejtuesit e klubit verdhezi janë të fokusuar në këtë transferim për momentin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!