Zyrtare! E “largoi” Mahrez, mesfushori i Manchester Cityt rinovon

schedule16:40 - 28 Janar, 2020

schedule 16:40 - 28 Janar, 2020

Pak javë më parë, sulmuesi i Manchester Cityt, Riyad Mahrez, bëri një “gafë” në TV, gjatë një interviste për “SoccerAM”. Algjeriani tha se David Silva dhe Fernandinho, do të largohen në fund të sezonit. Kjo deklaratë e Mahrez bëri menjëherë bujë në mediet britanike.

Megjithatë, Pep Guardiola ka vendosur të rinovojë me Fernandinhon, me brazilianin që nënshkroi dhe për një vit më tepër. Kontrata e tij skadonte në qershor të këtij viti, por pasi vuri të zezën mbi të bardhë, do të jetë “Cityzens” deri në verën e vitit 2021.

Fernandinho ka luajtur më shumë në mbrojtje këtë sezon, duke mbuluar hapësirat e lëna nga dëmtimi i gjatë e Laporte. Me rikthimin e mbrojtësit francez nga dëmtimi, Fernandinho pritet të rikthehet në rolin e tij natyral, para katërshes së mbrojtjes./abcnews.al