Dashnor Osmani, 50 vjeç u masakrua me sëpatë mesditën e sotme në pazarin e Korçës. Ai kishte dalë si çdo ditë tjetër për të shitur banane, kur fqinji e vrau më mënyrë barbare.
Viktima jetonte në fshatin Pocestë, ishte i martuar dhe me fëmijë . Prej vitesh udhëtonte nga Pocesta e Maliqit drejt Pazarit të Korçës, për të fituar bukën e gojës.
Dyshohet se shkak i konfliktit mes fqinjëve ishin bërë varret. Autori i krimit Zamir Topi pretendonte se Osmani kishte varrosur nënën mbi eshtrat e nënës së tij. Banorët e zonës e përshkruajnë 50-vjeçarin, Dashnor Osmani si njeri i qetë dhe punëtor. Policia arriti të vërë në pranga autorin e krimit të rëndë, ndërsa ka marrë në pyetje edhe familjarët.
Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për abcnews.al se autori me viktimën jetonin në fshatin Pocestë, pranë Maliqit dhe i kishin shtëpitë rreth 600 m larg njëri tjetrit.
*Në foto viktima, Dashnor Osmani dhe banesa e tij në Pocestë të Korçës / abcnews.al