Skuadra e Arsenalit ka dyfishuar rezultatin përballë Bournemouth, sfidë e vlefshme për raundin e katërt të FA Cup dhe që po luhet në “Vitality Stadium”. Pas golit të Bukayo Saka që në minutën e pestë, ka shënuar një tjetër talent i Akademisë, Eddie Nketiah.
Është Willock sërish ai që rregullon gjithçka në mesfushë, me talentin që pason te Saka në të majtë. Ky i fundit kroson në qendër dhe Nketiah me portën gjysmë të boshatisur, nuk e ka të vështirë të shënojë./abcnews.al
FA Cup, raundi 4
Bournemouth – Arsenal 0-2
Saka 5′, Nketiah 25′