VIDEO | Mrekullitë e Sunday League, shikoni si lojtarët tallen me trajnerin

schedule19:53 - 27 Janar, 2020

schedule 19:53 - 27 Janar, 2020

Mike Carts, trajneri i Irlam Tiger, që militon në ligat e ulëta të Anglisë, e ka pësuar keq nga lojtarët e tij. Carts refuzoi të shikojë gjuajtjet e penalltisë në sfidën çerekfinale mes ekipit të tij dhe FC Unswuorth.

Lojtarët e tij e fituan këtë ndeshje me penallti, por nuk i treguan trajnerit të tyre, duke shkuar në dhomat e zhveshjes të mërzitur. Video e publikuar nga faqja zyrtare e Irlam Tiger tregon qartë dëshpërimin e trajnerit Carts, i cili ngushëllon lojtarët dhe i falënderon për faktin që arritën deri në çerekfinale.

Menjëherë pas fjalëve të trajnerit, lojtarët nisin të festojnë, duke dalë nga aktrimi i tyre dhe duke përqafuar trajnerin Carts. Pas disa sekondash festë, trajnerit nuk i beson syve dhe më pas, shkon për të festuar me futbollistët e tij për këtë arritje. Video u bë menjëherë virale dhe u shpërnda nga shumë faqe të njohura sportive./abcnews.al