Aksidentet në aksin Fushë Krujë – Milot, rruga pa sinjalistikë dhe barriera

schedule13:49 - 31 Janar, 2018

schedule 13:49 - 31 Janar, 2018

Një nga akset më të rrezikshme në vend është rruga Fushë Krujë – Milot. Në disa segmente të saj mungon sinjalistika dhe barrierat anësore duke u bërë shkak për aksidente me viktima.

Rruga Fushë Krujë –Milot kërcënon jetë njerëzish. Të martën një mësuese humbi jetën tek mbikalimi i Patokut ndërsa koleget e saj mbetën të plagosura.
Shkak u bë një mjet, i cili udhëtonte në korsinë e kundërt të rrugës. Për të shmangur 10 kilometra rrugë, kjo mënyre praktikohet nga shumë udhëtarë dhe shpeshherë mbeten viktima.

Siç shikohet edhe nga pamjet në këtë segment mungojnë edhe barrierat anësore. Ato ekzitojnë vetëm në disa pjesë te rrugës Thumanë –Milot.
Problematike në këtë aks janë hyrjet dhe daljet e superstradës.
Nuk ka sinjalistikë.

Të vetmit që arrijne të shkojnë tek destinacioni i tyre janë banorët, të cilët njohin zonën.
Disa prej udhëtarëve nga mungesa e orientimit përshkojnë tjetër drejtim. Ata mund të përfundojnë tek Ura e Drojës, e cila para shembjes lidhte Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë Krujën.
Për pasojë, ata duhet të kthehen mbrapsht duke krijuar probleme edhe me qarkullimin e mjeteve. Situata bëhet më e rëndë gjatë natës.

Një tjetër aks rrugor ku mungon sinjalistika dhe ndriçimi është rruga e vjetër nacionale Vlorë – Fier. Mbrëmjen e së martës, dy persona u plagosën pasi automjeti i tyre me targa greke doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
Pavarësisht ndërtimit të autostradës, ky segment është mjaft i frekuentuar. Kjo rrugë të çon drejt fshatrave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!