Rama-Merkelit: Mirënjohës për takimin, fatura nga tërmeti e papërballueshme për Shqipërinë

schedule13:18 - 27 Janar, 2020

schedule 13:18 - 27 Janar, 2020

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin ku në është takuar me kancelarin gjermane Angela Mercel.

Në këtë takim është diskutuar për konferencën e donatorëve gjithashtu edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në përfundim të bisedës kryeministri shqiptar Edi Rama shprehu mirënjohjen e tij për rolin e rëndësishëm të Gjermanisë si ndaj situatës së vështirë pas tërmetit por edhe për mbështetjen e Merkel në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha:

Mirënjohës që  zhvillojmë këtë takim, diskutuam për konferencën e donatorëve dhe nevojën e madhe që Shqipëria ka për të gjetur mbështetjen e partnerëve në procesin e vështirë të rindërtimit. Dëmet e shkaktuar nga tërmeti janë të mëdha fatura e papërballueshme për Shqipërinë.  

Ju falënderoj për interesimin tuaj dhe të ndihmës së parë nga Gjermania, ndihma ka qene lehtësuese për popullin shqiptar.

Më vjen mirë që po diskutojmë edhe për perspektivën e bashkëpunimit të BE ku roli i Gjermanisë ka qenë i jashtëzakonshëm për procesin e integrimit.

Dëshiroj të shpreh të gjithë konsideratën për mënyrën se si ka nisur punën Komisioni i ri Europian, një dimension më i qartë edhe gjeopolitik, do jetë ndihmë e madhe për ne dhe gjithë rajonin”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!