RENEA rrethoi kompleksin “Golden” gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Shijak pasi dyshohet se aty mbahej peng 49 vjeçari Jak Prenga që u rrëmbye disa ditë më parë në Kamzë.
Kompleksi i përket vëllezërve Emiljano dhe Altin Hajri, të cilët janë të arrestuar në Itali për trafi lëndësh narkotike.
Abcnews.al ka siguruar pamje të operacionit të RENEA ku duken blindat dhe furgonat që e kanë rrethuar kompleksin.
Burimet bëjnë me dije se deri më tani është ndaluar një person pasi në kompleks është kapur arsenal armësh, ndërsa vijojnë kërkimet për personin e rrëmbyer pasi dyshohet se mbahet në zonë.
Policia dyshon se pengmarrje e tij ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës.