Hasan Nallbani: Ekspozitën “Jetët e të tjerëve” e doja te Galeria Kombëtare por dyert na janë mbyllur

schedule11:49 - 27 Janar, 2020

schedule 11:49 - 27 Janar, 2020

Pas disa viteve mungesë rikthehet me ekspozitën personale “Jetët e tw tjerëve Hasan Nallbani”.  Dëshira e tij ishte që ky 85 vjetor të festohej  në galerinë Kombëtare, pasi ai ka edhe një seri veprash në fondin e artit të saj. Megjithëse është refuzuar, preferon ta mendoj si një ngjarje kalimtare

Në sy, e fjalë, e mbi të gjitha në pikturë, i lexon veç energjitë e cila sfidon moshën dhe kohën.

Galleria Fab, ka marrë tjetër trajtë nga piktura e Nallbanit e cila vjen e kuruar nga platforma Hrabel.

Figura femërore, përveç vëmendjes merr gjithë tonalitetet që ajo përjeton në pikturën e  Hasan Nallbanit. Ajo vjen si pjesë e shoqërisë  dhe  e veçuar në aspektin e bukurisë se formës.

Jetët e tjerëve, janë poetike, të trishta, drithëruese.

por nuk i ka shpëtuar   syrit dhe mendjse së  piktorit as motive i eksodit dhe largimi i  të rinjve

Ekspozimi i krijesave artistike është i domosdoshëm sipas Nallbanit pikësëpari për artistin dhe më pas për spektatorin.

Edhe në këtë prezantim, krahas portreteve apo kompozimeve nuk mungojnë edhe nudot, muzë e përmotshme e artistëve. Piktori  ngre si shqetësim modelet nudo.

Ekspozita  do të qëndroj e hapur deri më 4 shkurt në galerinë FAB të universitetit të arteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!