Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nuk është Meghan, zbulohet personi që shtyu Princin Harry të largohej nga familja mbretërore

schedule09:00 - 27 Janar, 2020

schedule 09:00 - 27 Janar, 2020

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle, u bënë kryefjala e mediave pas kërkesës së tyre për t’u larguar nga familja mbretërore.

Ata humbën statusin e tyre mbretëror për t’u bërë të pavarur financiarisht dhe për të nisur jetën e re në Kanada.

Në deklaratën e tij, Harry tregoi se vendimi ishte shumë i vështirë, megjithatë i duhej të mbështeste bashkëshorten e tij, e cila nuk e përjetoi mirë përfshirjen në familjen mbretërore.



Në këtë mënyrë Harry ‘fajësoi’ Meghan-in për këtë vendim, por duket se pas saj fshihet edhe dikush tjetër.

Burime për “Daily Mail” kanë treguar se Harry është ndikuar shumë edhe nga vjehrra e tij.

Ai e sheh atë si mbretëreshë dhe dëgjon çdo këshillë të saj.

Burimi tregon se Harry ka krijuar një lidhje të ngushtë me të, meqë ai e ka humbur herët nënën e tij.

Doria (nëna e Meghan) ka qenë pranë tyre në çdo moment, ndaj Harry nuk ia prish për asgjë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!