Atalanta vazhdon të “fluturojë” dhe i falet cilësisë më të mirë të saj, aftësisë për të shënuar. Djemtë e Gasperinit po luajnë një futboll fantastik, plot intensitet dhe ultra ofensiv. Mbrëmjen e kaluar shkaktuan një tërmet 7-ballësh mbrëmjen e kaluar në Torino dhe turpëroi vendasit e Mazzarrit me rezultatin 0-7.
Sulmi i ekipit të Gjimshitit është më i mirë në Serie A dhe ka një diferencë të madhe me ndjekësit. Atalanta ka shënuar 57 gola këtë sezon në kampionat, plot 18 më shumë se kryesuesit e Juventusit. Në pesë kampionatet kryesore të Europës vetëm Manchester City ka shënuar më shumë gola.
Skuadra e Pep Guardiolës numëron 65 gola, por ka zhvilluar tre ndeshje (24) më shumë se Atalanta (21). Podi plotësohet nga Bayern Munchen me 55 gola në 19 ndeshje dhe më pas renditen me radhë: Liverpool, Leicester City, Borussia Dortmund, Leipzig, Barcelona, PSG dhe Lazio. /abcnews.al
Atalanta have scored more goals in Serie A than any other team this season… 18 more than first-placed Juventus.
In Europe’s top five leagues, only Man City have more. ? pic.twitter.com/0YBz2WDHVp
— Squawka Football (@Squawka) January 25, 2020