Korabi kishte në program të luante me Shkumbinin një ditë më parë, por peqinasi janë përjashtuar nga kampionati dhe dibranët kanë gjetur një kundërshtar për miqësore. Më saktë për një vëllazërore, pasi u përballën me Renovën, klub shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Një takim që përfundoi me rezultatin e thellë 0-5 në favor të Renovës, që kuptohet ishte favorite në këtë ndeshje. Remzifaik Selmani shënoi dy gola në portën e Korabit, sikurse bëri edhe Florian Kadriu.
Ky i fundit më parë ka qenë edhe pjesë e Superiores, teksa është aktivizuar me ekipe si Tirana e Teuta. Golin tjetër për Renovën e realizoi Nehar Sadiki. /abcnews.al
https://www.facebook.com/115569031797550/posts/2885126761508416/