Hernan Crespo ishte një ndër sulmuesit më të kompletuar të viteve 2000, teksa ka nisur ka karrierën e trajnerit prej vitit 2015. 44-vjeçari argjentinas drejtoi ekipin e të rinjve të Parmës, Modenën dhe sezonin e kaluar u ul në pankinën e Banfield, aventurë që nuk shkoi mirë për të.
Tani ka gjetur ekip të ri dhe do të vijojë të drejtojë Argjentinë. Crespo ka marrë drejtimin e Defensa y Justicia, ekip që renditet në vend të 16-të në elitën e futbollit argjentinas.
Klubi i Defensa zyrtarizon gjithçka me anë të një postimi në rrjetet sociale. Crespo është gati për aventurën e katërt si trajner dhe do të debutojë në ndeshjen shtëpiake kundër Talleres Cordoba, duel që nis sot në orën 21:35. /abcnews.al
¡Bienvenido Hernán Crespo a Defensa y Justicia!@Crespo pic.twitter.com/9gUrDOXZVA
— Defensa y Justicia (@ClubDefensayJus) January 26, 2020