Kastrati e Uzuni super, Lokomotiva Zagreb e treta në “Arena Kupa”

schedule12:55 - 26 Janar, 2020

schedule 12:55 - 26 Janar, 2020

Lokomotiva e Zagrebit ka mposhtur Istra në ndeshjet e fundit në “Arena Kupa”. Skuadra kryeqytetase fitoi me rezultatin 1-3 finalen e vogël dhe protagonistë ishin dy sulmuesit shqiptarë, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati.

Beratasi shënoi një gol, kurse futbollisti dardan e gjeti rrugën e rrjetës dy herë. Titulla ishte edhe mbrojtësi Jon Mersinaj, kurse Indrit Tuci dhe Enis Çokaj e nisën nga stoli takimin e sotëm kundër Istra.

FORMACIONI: Grbic, Markovic, UZUNI, Petrak, Budimir, Sammir, MERSINAJ, Kolinger, KASTRATI, Karacic, Halilovic. (TË GATSHËM: Hendija, Juric, Celikovic, Majic, TUCI, ÇOKAJ, Rakic, Kovacic, Emerson, Gluhakovic, Zdunic). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!