Më shumë se 100 ekspertë të shëndetit të fëmijëve i kanë kërkuar Facebook-ut që të heqë një aplikacion i krijuar posaçërisht për fëmijët nën 13 vjeç.
Në një letër drejtuar themeluesit të Facebook, Marc Zuckerberg, ekspertët e konsiderojnë aplikacionin Messenger Kids si një përpjekje të papërgjegjshme për të inkurajuar fëmijët që të përdorin Facebook-un.
Ata thonë që fëmijët nuk janë gati që të kenë llogari në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, Facebook është shprehur se aplikacioni është krijuar me ekspertë si përgjigje e thirrjeve të prindërve për të kontrolluar sesi fëmijët e përdorin median sociale.
Sipas tyre, Messenger Kids është një version i thjeshtëzuar, i cili kërkon edhe aprovimin e prindërve përpara se fëmijët ta përdorin dhe i gjithë informacioni që gjenerohet nuk përdoret për reklama./abcnews.al