Jasir Asani nuk e harron Partizanin. Sulmuesi anësor, kampion vjet me demat e kuq, karikon shokët e ish-skuadrës së tij para ndeshjes me Kukësin kryesues. Vjet në Shkodër ai shënoi një gol me shumë vlera dhe festoi para tribunës VIP.
Shenja “hesht” që bëri u komentua ashpër nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ndërkohë që Asani duket se nuk e ka harruar dhe dëshiron shumë që Partizani të fitojë sërish.
“Ju gjithmonë ua keni treguar atyre se kush janë kampionët. Tregojuani sërish nesër!” shkruan Asani në postimin e tij në Instagram. / abcnews.al