Drejtori i Policise se Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori për Krimin e Organizuar Tonin Vocaj dhe Drejtori i Rendit Gjovalin Loka kanë zbarkuar në Shkoder në analizen e Policisë së Shkodrës për 2019.
Edhe pse shifrat e ngjarjeve kriminale për vitin 2019 krahasuar me 2018 kanë ardhur në ulje, drejtuesit nuk i kanë kursyer kritikat duket se nuk kanë munguar për drejtuesit e Policisë së Shkodrës nuk i kanë shpëtuar kritikave.
“Shkodra është një njollë e zezë sa i takon kontrabandës”. Kjo ka qenë deklarata e bërë në sy te te gjithe drejtuesve te policise se Shkodres nga numri 1 i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Gjate vitit 2018 kemi pasur 26 vepra penale sa i përket kontrabandës, kemi pasur ulje të fenomenit në 2019-ën, ka rënë kontrabanda apo është paaftësi e juaja. Shkodra është një njolle e zeze ne vend sa i takon kontrabanes” është shprehur Veliu.
Gjatë fjalës se tij me drejtuesit e Shkodrës, numri 1 i Policisë së Shtetit i është rikthyer fenomenit të Fajdeve në Shkodër, ku pëmendi edhe njeherë këtë fenomen që duket se në Shkodër i ka rrënjët e thella ndërkohe që deklaroi se ky fenomen vazhdon ndërkohë që lufta e policisë është zbehur ndaj kësaj pjese.
Stina e protestave dhe menaxhimi i zgjedhjeve vendore te 2019-es nuk kane kaluar pa u prekur nga Drejtori i Policise se Shtetit Ardi Veliu: “Pervec Tiranes edhe ne Qarqe ka pasur protesta, me pas edhe menaxhimin e fushatës ku që një fushate e vështirë për përballimin nga policia së bashku me sezonin turistik ku ju falenderoj për punën e bërë.”
Në kompleks të gjithë situatën ka shume problematika. Kërkohet angazhim nga të gjitha strukturat. Dua ta ndaj në dy pjesë, angazhim total për ngajrjet e rënda, por një neglizhence për krimet kundër pronës.
Detyra jonë është ta zbardhim çdo ngjarje, duhet vlerësim maksimal për veprat penale kundër pronës duke iu referuar rasteve të vjedhjeve dhe grabitjeve të cilat në të shumtën e rasteve janë neglizhuar.
Parandalimi në kontrollin e territorit. Drejtori Veliu por edhe Drejtori i Rendit ne Policine e Shtetit Gjovalin Loka ka kritikuar efektivet e shkodres ku ka kerkuar angazhim me te madh sa i takon parandalimit pasi sipas tyre kjo pjese e eshte ne nivele teper te uleta.
Prioritetet, lufta kunder krimit te organizuar, kjo eshte sfida jone per vitin 2020. Te dokumentojme gjithcka sa i takon krimit te organizuar.Duhet synuar cilesia e hetimit dhe angazhimi total i te gjithe strukturave te policise per luftuar krimin e organizuar”, eshte shprehur Veliu./abcnews.al