Tifozët e Milani kanë pritur shumë nga Lucas Paqueta, por talenti brazilian nuk po arrin të përshtatet me futbollin italian. 22-vjeçari brazilian u transferua në Milanello janarin e kaluar dhe dha shkëndija pozitive, por ky sezon është larg pritshmërive.
Mesfushori ofensiv ka përfunduar në merkato dhe nga Brazili vijnë lajme rreth së ardhmes së tij. Milani nuk dëshiron ta humbasë përfundimisht dhe ka pranuar huazimin e lojtarit. Jo vetëm kaq, pasi UOL Esporte raporton se klubi italian është gati të paguajë një pjesë të rrogës së Paqueta.
Agjenti i tij, Eduardo Uram po punon për t’i gjetur një klub europian, por nuk përjashtohet as rikthimi në Brazil. Flamengo e pret me krahë hapur dhe një opsion i tillë mund të ishte i duhuri për lojtarin. Paqueta shpërtheu te kuqezinjtë nga Brazili dhe aty mund të rikthehet sërish në formën e tij më të mirë. /abcnews.al

