Genoa insiston të largojë talentin e Interit, zbulohet klauzola e çuditshme

schedule19:24 - 24 Janar, 2020

schedule 19:24 - 24 Janar, 2020

Andrea Pinamonti u transferua verën e kaluar nga Interi te Genoa. 20-vjeçari u huazua tek ekipi më i vjetër italian deri në verën e vitit 2021, teksa ka shënuar vetëm dy gola në kampionat. Lojtari ka humbur postin e titullarit dhe Genoa po tenton ta largojë.

Sky Sport Italia raporton se agjenti i lojtarit ndodhet në zyrat e Interit për ta liruar nga kontrata me Genoan. Cagliari, Spal dhe Parma janë të interesuar për shërbimet e tij, teksa zbulohet edhe shkaku pse Genoa po insiston të lirohet nga talenti zikaltër.

Një klauzolë mes dy klube përcakton qartë faktin që Genoa është e detyruar të blejë sulmuesin për një shumë prej 18 milion eurosh. Në momentin që skuadra e vendit të fundit në Serie A merr një pikë pas datës 1 shkurt, automatikisht do të detyrohet të paguajë shumën e 18 milion eurove në arkat e Interit. /abcnews.al