Kanadezët i hidhen kundër Harry-t dhe Meghan-it: Shpenzimet, t`i paguajnë vetë

schedule08:12 - 24 Janar, 2020

schedule 08:12 - 24 Janar, 2020

Harry dhe Meghan menduan se do të kenë më në fund lirinë dhe paqen e shumëdëshiruar në Kanada, por a do të jetë vërtet kështu? Sepse shenjat që tregojnë të kundërtën, kanë filluar.

Së pari, paparacët nuk u ndahen as atje, dhe së dyti, kanadezët treguan përmes një peticioni online se nuk duan të paguajnë për Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Kur vjen fjala tek shpenzimet e sigurisë, Harry dhe Meghan duhet t`i paguajnë vetë.

Dhe ato nuk shkojnë pak, por diku tek 800 mijë euro në vit. “Kanadezët e mirëpresin Dukën dhe Dukeshën, por nuk janë të detyruar t`i mbështesin financiarisht”, deklaroi Aaron Wudrick, presidenti i Federatës Kanadeze të Tatimpaguesve, e cila ishte dhe nismëtarja e peticionit që mblodhi brenda pak orësh me mijëra firma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!