Starova: Përfaqësuesja e Kosovës kilometra larg, Laçi e Bylisi pretendente

schedule23:06 - 23 Janar, 2020

schedule 23:06 - 23 Janar, 2020

Sulejman Starova është rikthyer në “Pressing”. Bobi foli fillimisht për diferencat mes futbollit kosovar dhe atij shqiptar, si dhe u ndalua tek ekipet pretedente për titullin kampion në Superiore.

“Me ekipin kombëtar, jemi kilometra mbrapa. Tani, futbolli në Kosovë ka ritme të mëdha, por e dimë shumë mirë se vitet e shkuara kanë vuajtur shumë, duek u stërvitur në fusha të këqija dhe s’kishin stadiume. Por futbolli vetëm po rritet në Kosovë dhe do të arrijë nivele të mëdha”.

“Ka filluar numërimi mbrapsht në Superiore. Kanë filluar gabimet e skuadrave, të arbitrave. Nuk ka më që nuk kemi arritur te gjysma, por e kemi kaluar dhe po i afrohemi fundit. Kemi Kukësin që kishte rastin më të madh për t’u shkëputur, por tregoi një zhgënjim të madh kundër lojtarëve anonimë, jo për të ulur Gjirokastran. Luftëtari ka një ekip “baby” dhe duhet ta humbte atë ndeshje. Kukësi është një skuadër që nuk mund të themi se do të dalë kampion, as Partizani. Janë thelluar problemet.

Kukës, Tiranë, Partizan, nuk kanë asnjë gram më tepër se Laçi dhe Bylis. Teutën do e shohim me blerjet që ka bërë, por ka një tregues shumë të ulët të golave të shënuar. Pse them Laçi dhe Bylis? Se kanë treguar qëndrueshmëri. Kukësit u mungon shpirti i garës, Tirana ka probleme në prapavijë. Vangjeli dhe Muça në qendër ka rregullu diçka, por Tirana nuk ka bërë ndërhyrje në prapavijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!