Teatri Kombëtar Eksperimental e nis sezonin artistik në sallën e vogël të Arturbinës me “Hedda Gabler”. Drejtori Kiço Londo , në konferencen për shtyp e ironizon imponimin e zhvendosjes.
“Kanë ndërruar detin, na kanë sjellë në një det të ri, jo në përmasat që meritojmë dhe jo në përmasat tona por gjithësesi nuk kanë mundur që të na pengojnë që Teatri Kombëtar dhe Eksperimental të notojnë korsinë e balenave”.
Hedda Gabler” e Ibsen vjen për herë të parë premierë në skenën shqiptare me regji të bullgarit Botond Nagy, i cili njihet me pseudonimin “bad boy”, për shkak të provokimt që bën me shfaqjet.
“Unë besoj se Ibsen është një nga autorët më të dhunshëm në dramaturgjinë botërore, provokimi është instrumenti im i preferuar për të bërë teatër. Kjo shfaqje është përqëndruar rreth disa pyetjeve të rëndësishme. Si mund të jtosh kur gjëja më e ngjashme me ty është vdekja? Si mund të dashurosh kur standartet e tua janë më të larta se ty? Si mund të mbijetosh kur je një inspirim për dhuën? Dhe në fakt teatri ka nevojë të ngrejë pyetje të tilla meqëllim që spektatori të ikë në shtëpi i tronditur dhe pse jo të reflektojë mbi jetën”, thotë ai.
Heda Gabler merr jete nga aktorja Ermira Hysi, e cila e cilëson veten me fat për realizimin e këtij kryeroli.
Aktorët vlerësojnë bashkëpunimin me regjisorin bullgar, pasi ai sjell një frymë të re dhe modern me këtë shfaqje.
Lufta e Hedës është kundra realitetit. Në këtë luftë ajo ka një partner. Dashurinë e saj të madhe, kujtimin e babait./abcnews.al