Stefano Pioli ka dalë para mediave ditën e sotme për të folur për ndeshjen e radhës me skuadrën e Brescia. Italianit i është kujtuar ecuria e mirë e Milanit në transferta dhe diçka të tillë ai e ka komentuar kështu: “Nëse numrat e thonë këtë, nuk gënjejnë. Ndeshjet jashtë fushe kanë qenë pozitive për ne, duhet të provojmë të përsërisim veten. Kemi shumë rrugë për të bërë, ende s’kemi arritur asgjë”.
Më tej ai flet për mungesën e Balotelli te kundërshtari dhe për rëndësinë e ndeshjes. “Pa Balotelli, Brescia humbet cilësi të rëndësishme individuale të një lojtari, por bëhen më kompaktë dhe dinamikë. Do dëshirojnë të luajnë një futboll agresiv dhe të bukur”, tha Pioli, i cili vijon t’u përgjigjet gazetarëve të pranishëm në sallën e konferencave për shtyp.
“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Çdo ndeshje më bëni të njëjtën pyetje, nëse është kryqëzimi ynë apo pika e kthesës. Sezonin mund ta kthejmë vetëm duke i parë të gjitha ndeshjet si të rëndësishme. Fitoren kanë ardhur duke u përmirësuar paraqitjet tona. Nëse duam të ngjitemi në renditje, duhet të përmirësohemi akoma. Duhen marrë rezultate dhe të jemi mirë në aspektin mental”, shton trajneri i Milanit.
Nuk mund të mos pyetet në lidhje me Ibrahimovic dhe Paqueta. “Është një vlerë e shtuar qëndrimi dhe profesionalizmi që Ibra shfaq në çdo seancë stërvitore. Po flasim për një kampion, për një nga më të mirët në botë. Kam pritur shumë prej tij dhe kam gjetur një person shumë të disponueshëm. Është i vetëdijshëm për atë që duhet të bëjë”.
“Paqueta duhet të ketë bindjen se është lojtar i kompletuar. Për cilësitë që ka, ai duhet të jetë më vendimtar në fazën e fundit, ku duhet ose të shënojë ose të bëjë të tjerët të shënojnë. Nuk ia ka dalë mbanë në gjërat ku një lojtar si ai duhet të ketë lëvizjen fitimtare”, ka deklaruar trajneri i Milanit, Stefano Pioli. /abcnews.al